Astronautët rusë shkojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas
Saturday 19 March 2022, 13:01
TiranaPost

Tre kozmonautët rusë që mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kishin veshur kostume fluturimi me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, të verdhë dhe blu.
Ata shkonin për herë të parë në Stacionin Hapësinor që kur Rusia sulmoi Ukrainën muajin e kaluar dhe u pritën ngrohtësisht në bord, duke u përqafuar dhe përshëndetur me ekuipazhin e përbërë nga amerikanë, rusë dhe gjermanë.
Treshja zgjodhi të vishte kostume hapësinore në ngjyrë të verdhë të ndezur dhe blu, në vend të uniformës standarde blu, një deklaratë e heshtur kjo që ata nuk e mbështesin pushtimin rus.