Austria mbështet sanksionet e BE për oligarkët rusë. Më se 800 persona në shënjestër
Wednesday 16 March 2022, 16:25
TiranaPost

Austria dëshiron të shtojë më shumë oligarkë në listën e njerëzve të sanksionuar nga Bashkimi Europian për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, tha zyra e kancelarit Karl Nehammer duke u pozicionuar pranë BE-së për raundin e pestë të sanksioneve.
“Më shumë se 800 persona janë tashmë në shënjestër të sanksioneve të BE-së. Tani po shprehim mbështetjen tonë për zgjerimin e kësaj liste dhe përfshirjen e më shumë njerëzve nga rrethi i presidentit rus”, citohet të ketë thënë Nehammer nga Reuters në një deklaratë.
Zyra e tij specifikoi se do të synohen në veçanti "më shumë oligarkë rusë".