Aktualitet

Basha pasi doli i treti në 4 bashkitë: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

Basha pasi doli i treti në 4 bashkitë: Unë nuk kam humbur

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku PD ka dalë si forcë e tretë në 4 bashki: në Dibër, Durrës, Shkodër e Vorë, duke u lënë pas jo vetëm nga PS, por edhe nga koalicioni i Sali Berishës – Shtëpia e Lirisë.

Basha, foli për gazetarët pasi mori pjesë në një takim me disa mësuese në kuadër të festës së 7 marsit, dhe pyetjeve të tyre nëse Berisha u konfirmua si lider i PD-së nga zgjedhjet apo se si ndihet që është braktisur nga demokratët, Basha u përgjigjet duke thënë që “nuk ka humbur asnjë garë” në jetën e tij.

Gazetarja: A e konfirmuan këto rezultate Berishën si lider i PD-së?

Basha i devijon pyetjes, duke thënë: Pyetjet kanë vlerë kur marrin përgjigje, Flisni me radhë.

Gazetarja: Si ndiheni sot që jeni braktisur jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga demokratët? Ku e shihni mbështetjen kur keni humbur edhe Shkodrën?

Basha: Gjithë konstatimet që mund të doni të bëni sot janë e drejta juaj. Nuk janë fakte. Fakti është që zgjedhjet u braktisën nga qytetarët. 30% morën pjesë në zgjedhje.

Gazetarja: Ku e shihni mbështetjen e demokratëve, sot flasin shifrat?

Basha: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time, kam qenë përballë masakrës zgjedhore, por nuk kam humbur asnjë garë.