Lajme nga Bota

BE vendos këtë javë për udhëtimet, a do lejohen qytetarët nga Shqipëria dhe ç'mund të kërkohet

BE vendos këtë javë për udhëtimet, a do lejohen

Ambasadorët e Bashkimit Europian kanë mbështetur propozimet për të rihapur kufijtë për udhëtime jo thelbësore nga vende me norma të ulëta infeksioni. Lista e plotë pritet që të publikohet këtë javë.

Diplomatët në Bruksel thonë që vizitorët duhet të lejohen të vijnë nga vendet me një normë incidence nën 75 raste për 100,000 banorë, të cilat do të listoheshin në vendet e sigurta.

Ka pasur disa hezitime për të futur Britaninë në listën e sigurt pasi disa vende të BE janë të shqetësuar për normat e infeksionit dhe përhapjen e variantit indian të virusit.

Të dërguarit e BE-së kanë rekomanduar gjithashtu që udhëtimet jo-thelbësore duhet të lejohen nga jashtë vendeve të BE për personat që janë vaksinuar plotësisht, ndonëse edhe këtu lind problematika nëse do pranohen vaksinat nga EMA apo nëse do kërkohet karantina, testi i Covid apo një vërtetim që është kaluar sëmundja.

Rekomandimet e tyre pritet të miratohen së shpejti nga Këshilli i BE-së i vendeve anëtare.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Christian Wigand u tha gazetarëve: "Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e udhëtimit ndërkombëtar dhe është e mundur të bëhet në mënyrë të sigurt ndërsa në të njëjtën kohë siguron veprime të shpejta për të bllokuar përhapjen e varianteve të reja të virusit."

BE aktualisht rekomandon udhëtime jo-thelbësore nga një numër i vogël i vendeve të treta, duke përfshirë Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Tajlandën dhe Izraelin.

Portugalia, Italia dhe Greqia tashmë kanë hequr kufizimet e karantinës për udhëtarët britanikë dhe Spanja pritet të bëjë një njoftim në ditët në vijim.

Portugalia është i vetmi vend aktualisht në listën e gjelbër të vetë Britanisë, duke lejuar udhëtarët të kthehen pa karantinë.

*Tiranapost.al.