Lajme nga Bota

Betejë e ashpër ligjore midis fëmijëve të Alain Delon dhe asistentes së tij! Ata e akuzojnë për dhunë e bullizëm, ndërsa ajo thotë se e bëjnë për para

Betejë e ashpër ligjore midis fëmijëve të Alain Delon

Një betejë ligjore po zhvillohet midis fëmijëve të aktorit francez, Alain Delon dhe asistentes së tij Hiromi Rollin.

Fëmijët e legjendës së filmit kanë denoncuar Rollin në polici, për bullizim ndaj babait të tyre dhe abuzim ndaj kafshëve.

Një hetim paraprak u hap së fundmi nga prokuroria në Francë.

Denoncimi siguron se Rollin e njeh aktorin që nga vitet 1990 dhe se jetonte me të që nga viti 2006.

Betejë e ashpër ligjore midis fëmijëve të Alain Delon
Alain Deloin dhe Hiromi Rollin

“Ajo është treguar gjithnjë e më agresive, përçmuese dhe ofenduese ndaj tij dhe fëmijëve të Delon”, tha avokati i familjes Delon Christophe Ayela.

“Asistentja monitoron sistematikisht bisedat e tij telefonike dhe mesazhet private dhe përgjigjet në vend të tij, duke pretenduar se është Z.Delon. Ajo është autoritare, kërcënuese, madje shkon aq larg sa të keqtrajtojë qenin e z. Delon në një mënyrë të papranueshme”, shtoi ai.

Betejë e ashpër ligjore midis fëmijëve të Alain Delon

Versioni i Rollin është krejt ndryshe, ajo thotë se ka qëndruar afër aktorit përditë, edhe kur ka pësuar aksidente të ndryshme, gjë që fëmijët e tij nuk e kanë bërë.

Avokati i saj thotë në shënimin e tij se qëllimi i 3 fëmijëve të Delon janë vetëm paratë dhe se ata nuk do të ngurrojnë të akuzojnë Rollin në mënyrë që të sigurohen që ajo nuk do të marrë asnjë avantazh financiar nga Delon.