Lajme nga Bota

Biznesmeni rus ofron 1 milion dollar për “kokën e Putinit”

Biznesmeni rus ofron 1 milion dollar për “kokën e Putinit”

Alex Konanykhin, një investitor rus ka vendosur një shpërblim prej 1 milion dollarësh për “kokën e presidentit rus Vladimir Putin”, duke kërkuar që oficerët ushtarakë rusë të arrestojnë Putinin si kriminel lufte.

"Unë premtoj t'i paguaj 1,000,000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare," tha investitori i kriptove dhe biznesmeni me bazë në Kaliforni, Alex Konanykhin në një postim në Facebook.

Biznesmeni rus ofron 1 milion dollar për “kokën e Putinit”

Konanykhin tha se Putini kishte shkelur kushtetutën ruse duke eliminuar zgjedhjet e lira dhe duke vrarë kundërshtarët e tij.

"Si një rus etnik dhe një qytetar rus, e shoh si detyrën time morale të lehtësoj denazifikimin e Rusisë. Unë do të vazhdoj ndihmën time për Ukrainën në përpjekjet e saj heroike për t'i bërë ballë sulmit të Putinit," tha ai.

Biznesmeni rus ofron 1 milion dollar për “kokën e Putinit”

Konanykhin u shpreh për Insider se ai e kishte vendosur shpërblimin për të treguar se sulmi ushtarak në Ukrainë nuk po kryhet në emër të tij.

Biznesmeni tha se nuk e ka vizituar Rusinë që nga viti 1992. Kur u pyet nëse i frikësohej hakmarrjes nga Presidenti rus, Konanykhin u përgjigj: "Putini dihet se ka vrarë kundërshtarët e tij. Ai ka miliona prej tyre tani."

Biznesmeni rus ofron 1 milion dollar për “kokën e Putinit”

Konanykhin iu dha azil politik në SHBA në vitin 1999, por rrezikoi të dëbohej kur statusi i tij iu hoq katër vjet më vonë. Statusi i tij i azilit u rivendos në vitin 2007 .

Tiranapost.al