Lajme nga Bota

Charlie Hebdo provokon sërish: Nxjerr karikaturë të Erdogan pas tensioneve me Macron

Charlie Hebdo provokon sërish: Nxjerr karikaturë të Erdogan pas

Me shumë gjasë do provokojë zemërimin akoma më shumë të presidentit turk Erdogan kjo karikaturë e dalë sot nga revista satirike franceze Charlie Hebdo, në zyrat e të cilës janë kryer një sërë sulmesh terroriste.

Charlie Hebdo provokon sërish: Nxjerr karikaturë të Erdogan pas

Charlie Hebdo provokon sërish: Nxjerr karikaturë të Erdogan pas

Revista ka postuar në faqen në Twitter karikaturën ku shkruhet: “dans le prive, il est tres drole” e cila përkthehet në shqip: “ Privatisht ai është shumë gazmor”.

Tensionet mes  Erdogan dhe presidentit francez Macron janë rritur së fundmi, që pas vrasjes së një mësuesi nga një i ashtuquajtur terrorist pasi mësuesi iu tregoi nxënësve të tij karikaturë të profetit Muhamed.  Mësuesit iu pre koka nga një islamist 18 vjeçar, por Macron ka përdorur një gjuhë të ashpër dukë thënë: si: Islamikët janë vjedhës të së ardhmes tonë! Ndërsa Erdogan iu përgjigj duke thënë se presidenti francez ka nevojë për vlerësim të gjendjes mendore. Macron pas kësaj deklarate tërhoqi ambasadorin francez në Turqi.

Charlie Hebdo provokon sërish: Nxjerr karikaturë të Erdogan pas

Presidenti francez njoftoi mbylljen e një organizate pro-Hamasit, arrestimin e shtatë personave të lidhur me vrasjen e mësuesit dhe ka  njoftuar se do të mbyllë dhjetëra shoqata myslimane dhe dëbimin e 231 personave që pretendohet të kenë lidhje ekstremiste.

Erdogan u bëri thirrje dje liderëve europianë që të vendosin dhe t'i japin fund asaj që ai e quajti axhendën 'anti-Islam' të Macron.

Deklaratat e Macron ka nxitur nervozizëm në botën islamike.

Charlie Hebdo provokon sërish: Nxjerr karikaturë të Erdogan pas

Kryeministri Pakistanez Imran Khan ka kërkuar që ambasadori francez ti shkojë në zyrë dhe ti japë shpjegime për deklaratat e presidentit.

Ndërkaq, në Katar dhe në Kuvajt, ka nisur bojkoti i mallrave franceze në supermarket, me thirrje që edhe vendet e tjera islamike të bëjnë të njëjtën gjë.

Myslimanë nga vendet e Lindjes së Mesme kryesisht kanë dalë në protesta duke kritikuar Macron për deklaratat e tij.