Deputeti Ukrainas ironizon Putinin: Do të jetë i shokuar që pas 20 ditësh luftë, parlamenti po punon

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ndau një video sfiduese nga brenda parlamentit të martën, duke ironizuar Putinin që besonte se pushtimi do të përfundonte shpejt. Deputetët ukrainas u mblodhën për të votuar për të zgjatur ligjin ushtarak në vend deri në fund të prillit.
“Të dashur miq, siç mund ta shihni parlamenti i Ukrainës është në punë. Me siguri Putin, i cili pretendonte ta pushtonte Ukrainën brenda 2 ditësh, tani do të jetë i shokuar që edhe pas 20 ditësh luftë, parlamenti i Ukrainës po punon. Mund ta shikoni se sa deputetë të parlamentit, 345-423, po votojnë dhe janë prezentë këtu, kështu që ne po punojmë. Ukraina do të fitojë. Dhe jo, Kievi nuk është i rrethuar dhe Putin nuk do ta marrë kurrë. Ne do të qëndrojmë këtu deri në fund, tha deputeti.
View this post on Instagram