Lajme nga Bota

Dita e 20-të e luftës në Ukrainë: Ç`duhet të dini deri tani

Dita e 20-të e luftës në Ukrainë: Ç`duhet të

Çështjet kryesore të së martës:

Numri i refugjatëve që ikin nga Ukraina ka arritur në 3 milionë, thotë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Kryetari i bashkisë së Kievit ka vendosur një shtetrrethim 35-orësh në qytet, pasi dy persona u vranë në një shpërthim të martën në mëngjes.

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë do shkojnë sot në Ukrainë për bisedime dhe për të treguar mbështetjen e BE-së.

Presidenti Zelensky nëpërmjet një videomesazhi i ka kërkuar trupave ruse të dorëzohen, duke u thënë atyre se "kanë një shans për të jetuar" nëse ndalojnë së luftuari.

Negociatorët ukrainas dhe rusë do të takohen sërish përmes një videokonference për të vazhduar bisedimet dhe për t'i dhënë fund konfliktit. Bisedimet e së hënës përfunduan pa një marrëveshje për arsye teknike.

Pentagoni ka thënë se pothuajse të gjitha ofensivat ushtarake të Rusisë mbeten të bllokuara dhe kanë bërë pak përparim gjatë fundjavës.

BE ka miratuar paketën e katërt të sanskioneve kundër Rusisë.