Lajme nga Bota

Dy orë bisedime Ukrainë-Rusi

Dy orë bisedime Ukrainë-Rusi

Bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Bjellorusi filluan pak para orës 12:00 ditën e sotme dhe ende nuk kanë përfunduar.

Delegacionet janë ulur në një tryezë të përbashkët, ku ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei tha në fillim të takimit "Ju mund të ndiheni plotësisht të sigurt këtu."

Gjithashtu ai u shpreh: “Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Ne presim me padurim rezultatet.”

Delegacioni Ukrainas i përbërë nga ministri i mbrojtjes dhe zëvëndës ministri i Jashtëm kërkoi armëpushim dhe tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina sipas raportimeve të mediave të huaja. Ndërkohë, Moska deklaroi se dëshiron të arrijë një marrëveshje që ishte në interes të të dyja palëve.

Vendodhja e saktë e vend-takimit është mbajtur sekret për arsye sigurie, i vetmi vend që është njoftuar është se ato janë në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë.

Në përditësim...