Lajme nga Bota

Tre të vdekur dhe disa të plagosur në Francë. Kryetari i bashkisë Nice: Gjithçka tregon një sulm terrorist

Tre të vdekur dhe disa të plagosur në Francë. Kryetari i

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të dyshuar terrorist në Francë.

Sipas “BBC”sulmime thikë u bë rreth orës 9 të mëngjesit në një katedrale në Nice.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka rrethuar zonën dhe ka arrestuar autorin e dyshuar.

Tre të vdekur dhe disa të plagosur në Francë. Kryetari i

Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, shkroi në Twitter: 'Unë jam në vendngjarje dhe policia arrestoi autorin e sulmit”. Ai gjithashtu ka deklaruar për mediat se i dyshuari kishte "përsëritur pafundësisht 'Allahu Akbar' në vendin e ngjarjes. Gjithçka tregon një sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame".

Ndërkohë një minutë heshtje u mbajt në Asamblenë Kombëtare, ku kryeministri Jean Castex sapo kishte dhënë detaje të masave të bllokimit Covid-19, të cilat hyjnë në fuqi të Enjten mbrëma.

Tre të vdekur dhe disa të plagosur në Francë. Kryetari i

Po ashtu Këshilli Francez i Besimit Mysliman ka dënuar sulmin me thikë në qytetin e Nicës.

Ky është sulmi i fundit që ka goditur Francën pasi disa ditë më parë një Pakistanez 18-vjeçar goditi me thikë dy persona jashtë zyrave të vjetra të revistës satirike Charlie Hebdo duke i lënë ata të plagosur.

Po ashtu në fillim të këtij muaji një mësuesi francez historie, iu pre koka në një sulm tjetër në veri të Parisit, ku shkak u bënë karikaturat e Profetit Muhamed.