E diela ishte e vështirë për Ukrainën. Delegacioni mbërrin për bisedime në kufirin me Bjellorusinë
E Hënë 28 Shkurt 2022, 07:43
TiranaPost
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës e përshkroi të dielën si 'një ditë e vështirë' për ushtrinë, duke thënë se trupat ruse 'vazhdojnë bombardimet thuajse në të gjitha drejtimet'.
Në një postim në gjuhën angleze në Facebook, në shtabin e përgjithshëm shkruhet se anëtarët e forcave të mbrojtjes në bazën ajrore ushtarake Vasylkiv në jugperëndim të Kievit po i rezistojnë sulmeve të artilerisë ruse.
Sot do të mbahet takimi mes presidentit të Ukrainës dhe presidentit të Rusisë. Delegacioni ukrainas sapo ka mbërritur në kufirin me Bjellorusinë.