Lajme nga Bota

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që bëjmë të gjithë sot

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Nëse Volodymyr Zelensky është heroi i momentit, Vladimir Putin është ana tjetër e historisë.

Kush është lideri rus që po pushton Ukrainën dhe po tremb botën?

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Kur ka lindur Putin?

Vladimir Putin lindi në 7 tetor të 1952-shit. Për ata që i besojnë horoskopit, është Peshore si shumica e liderëve nëpër botë: Eleanor Roosvelt, Dwight D. Eisenhower, Petro Poroshenko, Silvio Berlusconi, Margaret Thatcher, Jimmy Carter, apo Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu në Shqipëri.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Dy historitë dhe tre nënat e Putin

Është e qartë data e lindjes, por jo kush e solli në jetë Putin-in.

Njëra histori është ajo e treguar nga vetë ai dhe e përshkruar në librin e Hilary Clinton.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore një ushtar rus mori leje për të vizituar familjen. Kur arriti afër lagjes së tij pa se kamionët ushtarak transportonin dhjetra kufoma për në varrezat kolektive dhe e kuptoi se lagjja e tij ishte bombarduar. Ushtari u ndal dhe i vështronte grumbujt me kufoma njerëzish dhe sytë iu ndalën në kufomën e nuses së tij, gjë e cila e shokoi. Kërkoi tërheqjen e saj për ta varrosur ashtu siç e meritonte! Iu afrua, u ul dhe e përqafoi, por ajo ende po merrte frymë me vështirësi, e dërgoi me të shpejtë në spital, ku edhe u shërua dhe u rikthye në jetë. Pas disa vitesh nga ky përjetim i tmerrshëm, kjo grua, e cila sa nuk u varros për së gjalli, mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë një djalë të cilin e quajti Vladimir, që do të thotë ‘Sundues i botës’”, shkruan Hilary në librin e saj.

Nuk është e qartë nëse kjo histori e treguar nga hiçi prej tij është një legjendë (si për t`i treguar sa e egër ishte Gjermania naziste) apo diçka që realisht ka ndodhur. Kjo është historia që pretendohet se u përket Vladimir dhe Marias.

Vetë Putin e ka mbajtur gjithmonë shumë mister të shkuarën e tij. Ai nuk ka folur kurrë as për Vera Putinan, gruan që pretendon se është nëna e tij e vërtetë. Ajo ka treguar sesi u dashurua me një gjeorgjian dhe nga kjo lidhje solli në jetë një djalë të quajtur Vova. Ai dashuronte xhudon, karatenë (siç edhe Putin sot) dhe se u detyrua ta dërgonte tek prindërit e saj pas marrëdhënieve të këqija që ai kishte me njerkun. Vera tregon se e dërgoi tek prindërit e saj të cilët u sëmurën dhe në pamundësi për ta mbajtur e dërguan për birësim në një familje kujdestare.

E njëjta grua rrëfen se Vova i saj e di shumë mirë kush është, por nuk dëshiron ta pranojë si nënën e tij, prej braktisjes. Madje, sipas saj, një grup burrash i shkuan një ditë në shtëpi dhe i morën të gjitha fotot e vjetra.

Putin e ka anashkaluar gjithmonë këtë histori, pasi sipas kësaj dëshmie ai do të rezultonte të ishte gjeorgjian, dhe e ka kthyer vëmendjen tek Nëna e tij në Rusi.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Lidhja e ngushtë me gjyshin

Spiridon Putin, gjyshi i Vladimir Putinit, ishte kuzhinieri personal i Vladimir Leninit dhe Joseph Stalinit. Thuhet se me të ka pasur një lidhje të afërt dhe se ka pasur shumë ndikim. Vladimir Putin ka kaluar ditë të tëra duke lexuar Marksin.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Studimet për Drejtësi

Kur u rrit, vendosi të studionte për Drejtësi dhe u diplomua në 1975-ën. Profesion që nuk e ushtroi kurrë.

Puna e tij e parë ishte si oficer i inteligjencës

Për 16 vite me radhë ishte Oficer i Inteligjencës së Jashtme. Deri në vitin 1991 kur hyri zyrtarisht në politikë.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Presidenti i përjetshëm

Që nga 2000-shi president me katër vite në mes si kryeministër, Rusia ka në krye Putinin. Me ndryshimet kushtetuese që ka bërë në vitin 2020, mund të qëndrojë në detyrë deri në 2036-ën. Ose ndryshe deri sa të jetë 84 vjeç.

Putin si President

Gjatë mandatit të parë të Putinit si president, ekonomia ruse njohu vetëm rritje për 8 vite me radhë.

Hobit e një presidenti

Në moshën 12-vjeçare, ai filloi të praktikonte sambo dhe xhudo, sporte që i praktikon edhe sot. Në kohën e lirë i pëlqen të lexojë për Marksin, Engelsin dhe Leninin.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Putini mbikëqyr personalisht një sërë programesh mbrojtjeje për kafshët e rralla dhe të rrezikuara në Rusi, si tigri Amur, balena e bardhë, ariu polar.

Miqtë e tij më të mirë, janë 5 qentë e tij.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Merr pjesë rregullisht në shërbesat më të rëndësishme të Kishës Ortodokse Ruse në ditët kryesore të shenjta dhe ka krijuar një marrëdhënie të mirë me Patriarkët e Kishës Ruse.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Putinizmi

Kështu njihet termi, për shkak të popullaritetit të tij i fituar kryesisht prej batutave dhe humorit që bën nëpër intervista e deklarata.

Në Rusi ka shumë këngë për Putinin, dhe emri apo imazhi i tij përdoren gjerësisht në reklama dhe marka të produkteve. Ndër produktet e markës Putin janë vodka Putinka, marka PuTin e ushqimit të konservuar, havjar Gorbusha Putina dhe një koleksion bluzash me imazhin e tij.

Në 2007-ën, ai ishte Personi i Vitit në “Time”. Në vitin 2015, ai ishte nr. 1 në listën e njerëzve më me ndikim të Time. Forbes e renditi atë si individin më të fuqishëm në botë çdo vit nga 2013-ta deri në 2016-ën. Ai u rendit si individi i dytë më i fuqishëm nga Forbes në 2018-ën.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Martesa dhe divorci me Lydmila-n

Më 28 korrik 1983, Putin u martua me Lyudmila Shkrebneva. Ata kanë dy vajza, Mariya Putina, e lindur më 28 prill 1985 dhe Yekaterina Putina, e lindur më 31 gusht 1986. Aludohet se Putin ka edhe një vajzë nga një lidhje dashurie me një grua tjetër, të lindur në vitin 2003, por kjo është diçka e pakonfirmuar nga vetë ai.

Në 2013-ën, Putin u divorcua nga Lyudmila.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

Orët e fundit...

Ditët dhe orët e fundit Putin është rivendosur si asnjëherë në qendër të vëmendjes. Prej të enjtes së 24 shkurtit ka pushtuar Ukrainën dhe ka vënë nën terror pjesën tjetër të botës nga frika e nisjes së Luftës së Tretë Botërore.

Analizat e bëra janë të shumta gjatë këtyre ditëve. Po aq të shumta sa edhe shpresat për një zgjidhje të shpejtë e me dialog të situatës.

Dy pyetjet ekzistenciale që bëjmë të gjithë sot!

Gjyshja e Putin u vra nga pushtuesit gjermanë. Dajat e tij u vranë në Frontin Lindor gjatë Luftës së Dytë Botërore. I ati u plagos. Për të ëmën, ai vetë tregon se për pak u varros e gjallë pas bombardimeve gjermane të asaj kohe.

E shkuara misterioze e Vladimir Putin dhe dy pyetjet ekzistenciale që

A mbart inate të vjetra Putin dhe a është desensibilizuar nga dhimbjet?

A mund t`i shkojë deri në fund qëllimeve të tij duke çuar në një përshkallëzim global dhe a do shtypet famëkeqi buton i bombave bërthamore?