Lajme nga Bota

Edhe Italia mbyll hapësirën ajrore për Rusisë. Ndihmon Ukrainën me armë

Edhe Italia mbyll hapësirën ajrore për Rusisë. Ndihmon
Edhe Italia ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për Rusisë. Kjo nënkupton çdo lloj avioni civil ose ushtarak që vjen nga çdo pjesë e Rusisë ose që është i një kompanie ruse nuk do të mund të fluturojë në hapësirën ajrore italiane.

Ndërkohë, sipas raportimit të mediave italiane pas bisedimeve të kryeministrit Mario Draghi me Presidentin Zelensky, por veçanërisht pas marrëveshjes brenda Bashkimit Evropian, Italia do të miratojë nesër dekretin që do të autorizojë dërgimin e mitralozave, municioneve, dhe disa raketave në ndihmë të Ukrainës.

Ato do të dërgohen nëpërmjet një ure ajrore në kufi dhe më pas në tokë të mbrojtura me një kolonë të NATO-s. Misioni italian është i autorizuar "në bazë të neneve 3 dhe 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut".

1350 ushtarë, pjesë e grupeve speciale që janë vënë në dispozicion të NATO-s, janë tashmë gati të largohen. Ata do të shkojnë në Rumani dhe Hungari për operacionin Eagle Defense i cili merr pjesë në mbrojtjen e territoreve të kërcënuara nga sulmi rus. Përveç kontingjentit, Italia ka urdhëruar dërgimin e materialeve luftarake: jelekë dhe helmeta, detektorë metalikë portativë, robotë për minierat dhe pajisje për çminim.