Edhe kompanitë farmaceutike nisin të largohen nga Rusia
Tuesday 15 March 2022, 20:53
TiranaPost

Një linjë në rritje e prodhuesve perëndimorë të ilaçeve po tërhiqet nga Rusia ndërkohë që pushtimi i Ukrainës po mbush tre javë.
Novartis po pezullon të gjitha investimet në Rusi, aktivitetin e marketingut, dhe është shprehur do të bëjë një donacion prej 3 milionë dollarësh (2.3 milionë £), të ardhurat e fituara në Rusi, për OJQ-të e ndryshme.
Eli Lilly thotë se ka ndalur investimet, promovimet, provat klinike dhe eksportin e ilaçeve jo thelbësore. Ajo gjithashtu do të dhurojë fitimet nga shitjet e mbetura në Rusi për ndihmë humanitare.
AbbVie, Bayer, Bristol Myers Squibb, Pfizer dhe Sanofi gjithashtu kanë njoftuar së fundmi se do të pezullojnë shitjet në vend.