Lajme nga Bota

Familja mbretërore belge strehon refugjatë ukrainas në pronat e saj

Familja mbretërore belge strehon refugjatë ukrainas në pronat e
Mbreti Philippe i Belgjikës viziton qendrën e regjistrimit për refugjatët ukrainas të ngritur nga FEDASIL në Bruksel

Familja mbretërore belge do të presë zyrtarisht tre familje ukrainase që janë larguar për t’i shpëtuar luftës në pronat e saj mbretërore.

Pallati mbretëror belg ka konfirmuar se tre familje ukrainase do të mirëpriten nga Royal Trust, një ent që menaxhon asetet e familjes mbretërore belge, në dy prona në Bruksel dhe Walloni.

Një pronë tjetër në Tervuren, në periferi të Brukselit, do t'i vihet gjithashtu në dispozicion komunës për strehimin kolektiv të refugjatëve ukrainas.