Çfarë po ndodh me Brexit? Boris Johnson mund të heq dorë nga negociatat me BE

Kryeministri britanik Boris Johnson është gati të heqë dorë nga negociatat me BE-në për Brexit, nëse nuk BE nuk tërhiqet nga kërkesat. Kryeministri Johnson i cili njoftoi se marrëveshja e Brexit është gati, shtoi se do të vlerësojë tashmë nëse marrëveshja tregtare mund të shpëtohet. Ai do të takojë për herë të dytë presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen këtë mbrëmje. Negociatorët nga dy palët kaluan të dielën të mbyllur duke biseduar hollësisht për marrëveshjen.
Frost dhe homologu i tij i BE-së Michel Barnier u urdhëruan të ktheheshin në tryezën e negociatave në një shtytje të fundit për të parë nëse ata mund të thyejnë bllokimin. Megjithatë Kryeministri Irlandez Micheal Martin, i cili ka ndjekur nga afër procesin e bisedimeve, tha se diskutimi nuk pasi sukses. Sipas tij është një çështje shumë sfiduese që ende nuk është ezauruar që ka të bëjë me rregullat e barabarta të ‘lojës’ për konkurrencën e ndershme, dhe se situata nuk duket optimiste.
Sipas mediave britanike, kryeministri Johnson ka thënë se: Nëse BE nuk mund të pranojë që ne do jemi komb i pavarur është e qartë që nuk do kemi marrëveshje!
Një burim tjetër nga Downing Street tregon se negociatat kanë hyrë në 48 orët e fundit. Negociatorët e BE po këmbëngulin në një" klauzolë shtrënguese "sipas së cilës Britania do përballet me tarifa shtesë nëse nuk arrin të pasqyrojë ndryshimet në rregullat e BE për çështje të tilla si standardet mjedisore dhe të drejtat e punëtorëve.
Nëse nuk ka marrëveshje deri në fund të periudhës së tranzicionit Brexit, në fund të muajit, atëherë Britania do të largohet nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor dhe do të fillojë tregtinë me BE në kushtet e Organizatës Botërore të Tregtisë, me vendosjen e tarifave dhe kuotave.
Para kësaj, marrëveshja sipas kushteve të Organizatës Botërore të Tregtisë duhet të ratifikohet nga të dy Dhomat e Parlamentit në Britani dhe Parlamentin Evropian, si dhe të nënshkruhet nga udhëheqësit e BE.
*Artikulli i marrë nga Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.