Çfarë thotë Fox News dhe çfarë CNN. Lufta e mediave për Presidentin

Të gjithë i kanë sytë në Amerikë, teksa votat për zgjedhjet presidenciale po numërohen dhe gjasat janë që edhe sot të mos kemi shpallje të rezultatit final. Donald Trump ka shpallur fitoren, duke thënë jemi shumë lart, ndërsa Joe Biden ka preferuar të presë me qetësi rezultatin.
A do fitojë Donald Trump një mandat të dytë? A i kanë dhënë amerikanët një shans Joe Biden, zëvendësit të Barack Obamës në presidencën e kaluar?
Në këto zgjedhje mbulimi i rezultateve hap pas hapi duket të jetë më kritik, për shkak edhe të numrit të lartë të votuesve të cilët nga pandemia preferuan të dërgonin votën me postë. Numërimi i plotë pritet të zgjasë me ditë, ose më gjatë që prej mbylljes zyrtare të mbrëmë të votimeve.
Trump i ka sulmuar mediat duke thënë se bëjnë gjueti shtrigash, por si po i mbulojnë mediat amerikane këto zgjedhje? Kë shpallin fitues deri tani?
Nëse klikojmë median CNN, rezultati deri më tani tregon Joe Biden fitues me 220, ndërsa Trump me 213.
Përkatësisht:
Joe Biden: 49.8%, 66,264,581
Donald Trump: 64,645,029, ose 48.6%.

Ndërsa Fox News, ka lënë të njëjtin rezultat për Donald Trump ndërsa për Joe Biden tregon 230, pra 67,247,880 votes (49.8%).
Donald Trump: 65,505,901 votes (48.5%)
Joe Biden: 67,247,880 votes (49.8%). (Shifrat ndryshojnë nga momenti në moment).

Në hartën e CNN, me të kuqe janë zonat ku Trump deri më tani është fitues, ndërsa me ngjyrë blue janë zonat ku ka fituar Joe Biden.
