FIFA dhe UEFA përjashtojnë ekipet dhe kombëtaren ruse nga të gjitha garat
E Hënë 28 Shkurt 2022, 18:52
TiranaPost

UEFA thotë në një deklaratë se të gjitha skuadrat ruse, ekipet përfaqësuese kombëtare apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë.
“Futbolli është plotësisht i bashkuar dhe në solidaritet me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë.
Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve.” thuhet në deklaratë.