Forcat ruse bombardojnë teatrin ku strehoheshin mbi 1 mijë njerëz në Mariupol

Forcat ruse kanë bombarduar një teatër ku ishin strehuar mbi 1 mijë ukrainas në qytetin e Mariupolit. Informacioni u konfirmua nga Këshilli i Qytetit i cili tha se numri i viktimave nuk dihet ende, por në mesin e atyre që ishin në teatër, kishte shumë fëmijë dhe pacientë që kishin nevojë për trajtim të veçantë.
Russians dropped a bomb on the drama theater in Mariupol,which was designated as a gathering place for people who lost their homes and livelihoods. Among those who were in the theater, there were many children and patients in need of special attention
— Oleksandra Matviichuk (@avalaina) March 16, 2022
Source Maripol City Council pic.twitter.com/azL0Xs3fnT
Qyteti port i Mariupolit ka qenë nën sulm pothuajse që nga fillimi i të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Rusia ndërkohë ka mohuar vazhdimisht të ketë shënjestruar civilët.