Forcat ruse marrin kontrollin e një baze ajrore pranë Kievit. Familjet në Ukrainë grumbullohen në stacionin e metrosë

Trupat ajrore ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov, i cili është rreth 25 milje larg nga qendra e Kievit, në Ukrainë, raporton CNN.
Familjet, duke përfshirë fëmijë të vegjël dhe kafshë shtëpiake, u grumbulluan në një stacion metroje që po shërben si një strehë për sulmet me bomba në Kharkiv, Ukrainë.
"Është thjesht absolutisht surreale. Dje, kjo do të kishte qenë plot me udhëtarë që shkonin e ktheheshin në punë. Sot, ajo është kthyer në një strehë të improvizuar për bomba," raportoi korrespondentja ndërkombëtare e CNN, Clarissa Uard.
"Njerëzit fillojnë të grumbullohen këtu... Këta njerëz janë të frikësuar. Ata janë të hutuar. Ata janë dëshpërimisht të pasigurt për atë që duhet të bëjnë, për sa kohë mund të strehohen këtu, " ajo tha.
Tiranapost.al