‘Forcat ruse mund të bëhen më agresive në ditët e ardhshme’ thotë zyrtari amerikan

Forcat ruse mund të bëhen më agresive dhe të përpiqen të rrethojnë Kievin në ditët në vijim, raporton Reuters të ketë thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Zyrtari u tha gazetarëve se trupat ruse ishin rreth 16 milje nga qendra e qytetit të Kievit.
“Ne besojmë që ata do të duan të vazhdojnë të ecin përpara dhe do të përpiqen të rrethojnë qytetin në ditët në vijim.”
Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, tha se SHBA beson se rezistenca e ashpër ukrainase ka ngadalësuar përparimin e trupave ruse dhe dështimet në planifikim kanë lënë disa njësi ruse pa karburant ose furnizime të tjera.
“Një nga gjërat që mund të ndryshojë është rivlerësim i taktikave të tyre dhe potencialit që ata të jenë më agresivë dhe më të hapur, si në përmasat ashtu edhe në shkallën e synimeve të tyre ndaj Kievit.”