Foto dhe Video/ Çfarë la pas tërmeti i fuqishëm në Turqi
E Shtunë 31 Tetor 2020, 09:48
TiranaPost

Pamjet përmes fotove dhe videove tregojnë çfarë la pas tërmeti tragjik në Turqi.
Tërmeti me magnitudë 7 të shkallës Rihter ka lënë pas pasoja katastrofike, ndërtesa të shembura dhe 25 viktima në Turqi.

Ndërkohë 2 prej viktimave janë nga ishulli i Samosit. Bëhet fjalë për një 15 vjeçar dhe një 17 vjeçar, të cilët i ka zënë muri i një shtëpiet të vjetër.

Pamjet dramatike të transmetuara nga televizionet turke dhe të shpërndara në mediat sociale tregojnë gjithashtu përmbytje dhe largimin e ujit të detit në qytetin bregdetar turk të Seferihisar dhe ishujve Samos dhe Chios, pas tsunamit të shkaktuar nga magnituda e lartë e tërmetit.







