Lajme nga Bota

Foto-Video/ 19 të vdekur dhe mbi 709 të plagosur nga tërmeti shkatërrues në Izmir: Vijojnë kërkimet nën rrënoja

Foto-Video/ 19 të vdekur dhe mbi 709 të plagosur nga tërmeti

19 viktima dhe mbi 709 të plagosur është bilanci i deritanishëm pas tërmetit me magnitudë 7 të shkallës Rihter që goditi qytetin turk të Izmirit dhe ishullin Samos në Greqi, duke krijuar edhe Tsunami. Tërmeti goditi në orën 13:51.

Foto-Video/ 19 të vdekur dhe mbi 709 të plagosur nga tërmeti

Foto-Video/ 19 të vdekur dhe mbi 709 të plagosur nga tërmeti

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë bën me dije se dy prej viktimave janë dy të rinj nga ishulli i Samosit. Bëhet fjalë për një 15 vjeçar dhe një 17 vjeçar, të cilët i ka zënë muri i një shtëpiet të vjetër. Fatkeqësisht ka raportime edhe pse jo zyrtare se ka shumë njerëz të mbetur nën rrënojat e pallateve të shembura të Izmirit, në mbi 20 prej tyre dhe nga dhjetëra të tjera të dëmtuara. Izmiri është qyteti i 4.5 milionë banorëve.

Foto-Video/ 19 të vdekur dhe mbi 709 të plagosur nga tërmeti

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 11 milje (17 km) larg provincës Izmir dhe tetë milje në veri-lindje të ishullit grek të Samos, në një thellësi relativisht të cekët prej rreth 10 miljesh.

Dëme të konsiderueshme janë raportuar gjithashtu në qytetet e Bornova dhe Bayraklı, bën me dije ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu.

Pamjet dramatike të transmetuara nga televizioni turk dhe të shpërndara në mediat sociale tregojnë gjithashtu përmbytje dhe largimin e ujit të detit në qytetin bregdetar turk të Seferihisar dhe ishujve Samos dhe Chios, pas tsunamit të shkaktuar nga magnituda e lartë e tërmetit.

Makinat dhe pobjekte shtëpiake të tilla si frigoriferë, karrige dhe tavolina u tërhoqën nëpër rrugët e Seferihisar nga uji që lëvizte shpejt.

Presidenti Turk i ka shtrirë dorën për ti ofruar ndihmë kryeministrit grek, me të cilin kanë pasur përplasje për shkak të pretendimeve për miljet në detin Egje.