Lajme nga Bota

Foto-Video/ E mërkura e vështirë e Ukrainës

Foto-Video/ E mërkura e vështirë e Ukrainës

Nata e mbrëmshme nuk ka qenë e qetë në Ukrainë. Kryebashkiaku i Mariupol ka thënë për mediat se bombardimet kanë qenë të shumta dhe numri i të plagosurve në spitale është rritur ndjeshëm.

Foto-Video/ E mërkura e vështirë e Ukrainës

“Të gjithë ne po luftojmë për lirinë tonë, për vendin tonë, për Mariupolin tonë të vetëm. Ne nuk po sulmojmë askënd. Ne thjesht jemi ulur në shtëpi. Kjo do të thotë se Zoti është me ne. Kjo do të thotë se e vërteta është me ne. Kjo do të thotë se fitorja do të jetë në anën tone”, tha ai.


Edhe Kievi nuk ka qenë i qetë. Raportohet për katër shpërthime të njëpasnjëshme edhe në Kiev. Madje shpërthimet ndodhën teksa gazertari i CNSB po raportonte live.

Foto-Video/ E mërkura e vështirë e Ukrainës

8 civilë, përfshirë 2 fëmijë janë vrarë nga predhat gjatë natës në Izium, Ukrainë.

Situata nuk ka qenë e qetë as në Rusi. Qindra protestues janë dolën në rrugët e Shën Petersburgut për të kundërshtuar luftën ruse në Ukrainë dhe shumë prej tyre janë arrestuar. Nuk bëhen me dije shifrat konkrete.

Foto-Video/ E mërkura e vështirë e Ukrainës
Ne Rusi
Foto-Video/ E mërkura e vështirë e Ukrainës
Ne Rusi
Foto-Video/ E mërkura e vështirë e Ukrainës
Në Rusi
Foto-Video/ E mërkura e vështirë e Ukrainës
Në Rusi
Foto-Video/ E mërkura e vështirë e Ukrainës
Në Rusi

Thirrja e fundit e Amerikës ndaj Rusisë është bërë mbrëmjen e djeshme. Biden sqaroi edhe njëherë se SHBA-të janë të hapura për negociata, por vetëm nëse Rusia tërheq trupat nga Ukraina.

Raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi u shty nga dje për sot, por ende nuk ka një orë.