Lajme nga Bota

Franca mbyll nga e hëna të gjitha shkollat: Duhet të përgatitemi për valën e dytë, që do të godasë të rinjtë

Franca mbyll nga e hëna të gjitha shkollat: Duhet të

Franca do të mbyllë nga e hëna të gjitha shkollat dhe universitetet si masë parandaluese për përhapjen e koronavisurit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi masat e reja live mbrëmjen e së enjtes. Ai e cilësoi virusin si një nga krizat më të mëdha të shekullit që po përshkon Franca në shëndetësi.

“Pavarësisht përpjekjeve tona, virusi po përparon. Ai do të kapë njerëzit më të dobët në fillim dhe ne po shtojmë kapacitetin në spitalet tona. Duhet të përgatitemi për valën e dytë, e cila do të godasë të rinjtë. Duhet të përgatisim stafin tonë të urgjencës. Duhet të fitojmë kohë por përparësia është të mbrojmë më të prekurit. Për interesin tonë kolektiv, nga e hëna dhe deri në njoftimin e mëtejshëm, çerdhet, shkollat, kolegjet, shkollat e mesme dhe universitetet do të mbyllen. Mbyllen për një arsye të thjeshtë: fëmijët tanë dhe më të rinjtë, sipas shkencëtarëve, janë ata që duket se përhapin virusin më shpejt”, tha Macron.

Kjo është hera e parë që i gjithë sistemi arsimor në Francë mbyllet në përgjigje të një emergjence kombëtare.