Lajme nga Bota

Gazetarja ruse që doli kundër Putinit gjobitet me 30,000 rubla. Rrëfen se u mor në pyetje për më shumë se 14 orë

Gazetarja ruse që doli kundër Putinit gjobitet me 30,000 rubla.
Gazetarja ruse që ndërpreu një edicion të drejtpërdrejtë lajmesh në televizionin shtetëror rus mbrëmë si shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë, është gjobitur me 30,000 rubla (215 £) nga një gjykatë ruse.

Gjykata e shpalli Marina Ovsyannikova fajtore për shkelje të legjislacionit të protestave, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Gazetarja ruse që doli kundër Putinit gjobitet me 30,000 rubla.
Marina Ovsyannikova me avokatin ne Gjykate

Pas marrjes së vendimit Ovsyannikova tha për mediat se u mor në pyetje nga autoritetet për më shumë se 14 orë dhe nuk iu lejua të kishte një avokati.

Gazetarja ruse që doli kundër Putinit gjobitet me 30,000 rubla.

“Ishte vërtet dita më e vështirë e jetës sime. Kalova vërtetë dy ditë pa gjumë. Marrja në pyetje zgjati mbi 14 orë, nuk më lejuan të kontaktoja me të afërmit apo miqtë e mi, nuk më dhanë asnjë ndihmë juridike. Kështu që mbeta dhe jam në një pozitë mjaft të vështirë,” tha Ovsyannikova për mediat.