Gjermania mund të furnizojë Ukrainën me 2700 raketa anti-ajrore
E Enjte 3 Mars 2022, 08:49
TiranaPost
Gjermania po shqyrton furnizimin me 2700 raketa kundërajrore për Ukrainën, ndërsa kërkon të mbrohet nga një pushtim nga Rusia, tha të enjten një burim qeveritar për Reuters.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi më herët se ministria e ekonomisë kishte miratuar furnizimin e raketave Strela të prodhimit sovjetik, pjesë e inventarit të ushtrisë së ish-Republikës Demokratike Gjermane.
Një burim i tha Reuters se Këshilli Federal i Sigurimit ende nuk e kishte miratuar masën.
Tiranapost.al