Lajme nga Bota

Gjykata e Hagës urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin, Zelensky: Injorimi i vendimit do të izolojë më shumë Rusinë

Gjykata e Hagës urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin,

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Rusinë të ndalojë pushtimin e saj në Ukrainë sepse nuk ka administruar asnjë provë që mbështet justifikimin e Kremlinit për luftën. Rusia pretendonte se Ukraina ka kryer gjenocid ndaj separatistëve rusë ne Luhanks dhe Donetsk.

Gjykata vendosi me 13 vota pro, urdhrin që “Federata Ruse të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës”.

Vetëm gjyqtarët rusë dhe kinezë votuan kundër urdhrit. Urdhri erdhi në përgjigje të apelit ukrainas në gjykatë më 26 shkurt, që kërkonte një vendim urgjent mbi pretendimet e pambështetura ruse se forcat ukrainase po kryenin gjenocid në rajonet e mbështetura nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk.

Rusia nuk mori pjesë në seancën e mëparshme për këtë çështje dhe as avokatët e saj nuk u paraqitën për të dëgjuar vendimin e sotëm. Ata i dërguan një letër gjykatës duke pretenduar se GJND-ja nuk kishte juridiksion mbi çështjen.