Lajme nga Bota

Humba dëgjimin për disa sekonda dhe papritmas çdo xham u thye! Dëshmitari tregon tmerrin nga shpërthimet në Bejrut

Humba dëgjimin për disa sekonda dhe papritmas çdo xham u thye!

Hadi Nasrallah është një nga dëshmitarët që ka parë momentin e shpërthimeve të frikshme në Bejrut, që tronditën pasditen e sotme të gjithë vendin.

Humba dëgjimin për disa sekonda dhe papritmas çdo xham u thye!

“Pashë zjarrin, por ende nuk e dija se do të kishte një shpërthim. Hymë brenda. Papritur humba dëgjimin sepse me sa duket isha shumë afër. Kam humbur dëgjimin për disa sekonda, e dija se diçka nuk ishte në rregull.

Humba dëgjimin për disa sekonda dhe papritmas çdo xham u thye!

Dhe pastaj papritmas gjithë xhamat e makinës u thyen, xhamat e makinave përreth nesh, të dyqaneve, të ndërtesave. Vetëm xhama që bienin poshtë nga të gjitha anët e ndërtesës.  Në të gjithë Bejrutin, njerëzit telefonin njëri-tjetrin nga zona të ndryshme të kryeqytetit dhe e tregonin përjetimin njësoj: xhama të thyera, lëkundje të ndërtesave dhe një shpërthim i fuqishëm.


Në fakt ishim të tronditur sepse zakonisht kur ndodh, vetëm një zonë mund ta përjetojë atë ngjarje pas një shpërthimi, por këtë herë ishte i gjithë Bejruti, madje edhe zonat jashtë Bejrutit”, tregon dëshmitari për BBC.

Të paktën 10 persona deri më tani kanë humbur jetën, ndërsa flitet për qindra të plagosur. Dy shpërthimet ndodhen në zonën e portit, në një depo të eksplozivëve, ndërsa arsyet mbeten të panjohura, por disa media raportojnë se ka ndodhur një aksident./ Burimi BBC

Humba dëgjimin për disa sekonda dhe papritmas çdo xham u thye!Humba dëgjimin për disa sekonda dhe papritmas çdo xham u thye!Humba dëgjimin për disa sekonda dhe papritmas çdo xham u thye!Humba dëgjimin për disa sekonda dhe papritmas çdo xham u thye!Humba dëgjimin për disa sekonda dhe papritmas çdo xham u thye!