Lajme nga Bota

Tërmeti në Turqi e Greqi, shkon në 27 numri i viktimave

Tërmeti në Turqi e Greqi, shkon në 27 numri i viktimave

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja pas tërmetit tragjik që goditi një ditë më parë Turqinë dhe Greqinë, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 27 dhe i të plagosurve 804.

Tërmeti me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi qytetin turk të Izmirit dhe ishullin Samos në Greqi rreth orës 13:51, duke krijuar edhe Tsunami.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë bën me dije se dy prej viktimave janë dy të rinj nga ishulli i Samosit. Bëhet fjalë për një 15 vjeçar dhe një 17 vjeçar, të cilët i ka zënë muri i një shtëpiet të vjetër.

Tërmeti në Turqi e Greqi, shkon në 27 numri i viktimave

Fatkeqësisht ka raportime edhe pse jo zyrtare se ka shumë njerëz të mbetur nën rrënojat e pallateve të shembura të Izmirit, në mbi 20 prej tyre dhe nga dhjetëra të tjera të dëmtuara. Izmiri është qyteti i 4.5 milionë banorëve.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 11 milje (17 km) larg provincës Izmir dhe tetë milje në veri-lindje të ishullit grek të Samos, në një thellësi relativisht të cekët prej rreth 10 miljesh.

Tërmeti në Turqi e Greqi, shkon në 27 numri i viktimave

Dëme të konsiderueshme janë raportuar gjithashtu në qytetet e Bornova dhe Bayrakl?, bën me dije ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu.

Tërmeti në Turqi e Greqi, shkon në 27 numri i viktimave

Pamjet dramatike të transmetuara nga televizioni turk dhe të shpërndara në mediat sociale tregojnë gjithashtu përmbytje dhe largimin e ujit të detit në qytetin bregdetar turk të Seferihisar dhe ishujve Samos dhe Chios, pas tsunamit të shkaktuar nga magnituda e lartë e tërmetit.