Lajme nga Bota

Intelektuali francez Jacques Attali sulmon New York Times: Turp t'ju vijë për lajmin e vrasjes së mësuesit

Intelektuali francez Jacques Attali sulmon New York Times: Turp t'ju

Vrasja e mësuesit të historisë, Samuel Paty në Paris ka tronditur Francën. Ngjarja ndodhi pasditen e të premtes, ku sulmuesi i preu kokën pasi ai iu kishte treguar studentëve të tij karikatura të profetit Muhammad.

Intelektuali francez Jacques Attali sulmon New York Times: Turp t'ju

Intelektuali francez Jacques Attali sulmon New York Times: Turp t'ju

Sulmuesi për të cilin thuhet se ishte terrorist i ISIS u qëllua për vdekje me thikë nga policia. Shumë francezë dolën në rrugë me pankarta në duar për të kujtuar mësuesin me postera nën moton: Unë jam Samuel.

Intelektuali francez Jacques Attali sulmon New York Times: Turp t'ju

Intelektuali francez Jacques Attali sulmon New York Times: Turp t'ju

Por kjo ngjarje ka shkaktuar reagimin edhe të intelektualit francez Jacques Attali. Ai ka postuar një titull të medias prestigjioze New York Times, ku lajmi përqendrohet tek fakti që polici qëlloi për vdekje një njeri më thikë, duke mos vënë në dukje që në fakt lajmi është që vritet ekzekutuesi i mësuesit nga policia franceze. Ky kënd i ngjarjes aspak i denjë për reputacionin e New York Times është dënuar publikisht në Twitter nga Attali.

Jacques Attali shkruan: Turp të keni New York Times!!!

Intelektuali francez Jacques Attali sulmon New York Times: Turp t'ju

Intelektuali francez Jacques Attali sulmon New York Times: Turp t'ju

Shumë prej komentuesve francezë e mbështesin intelektualin francez për mënyrën se si e ka pasqyruar lajmin New York Times. Dikush shkruan: Kjo është pikërisht ajo që bën shtypi francez kur mbulon lajmet nga Afrika!

Një tjetër shkruan: Është tekstualisht e vërtetë, nuk e kuptoj pse është treguar lajmi kështu!

Karikaturat e dala nga revista satirike Charlie Hebdo u bënë shkak edhe të sulmit terrorist të 2015-ës në zyrat në mes të Parisit.