Ish kryeministri David Cameron me furgon drejt Polonisë për të dërguar ndihma për refugjatët ukrainas
Friday 18 March 2022, 22:02
TiranaPost
Prej dy vjetësh David Cameron bën vullnetarin çdo javë në një projekt ushqimi për qytetin e tij.
Ndërkaq në krizën e luftës, përgjatë dy javëve të fundit Cameron së bashku me ekipin e projektit “Chippy Larder”, falë donacioneve të komunitetit britanik të West Oxfordshire, kanë mbushur një kamion me gjëra që u nevojiten refugjatëve ukrainas kur mbërrijnë në Poloni, nga pelenat tek produktet sanitare, rrobat e ngrohta e deri te kutitë e ndihmës së parë.
Aktualisht ish kryeministri britanik është nisur me furgon për në Poloni me dy kolegë të tjerë për të dërguar ndihmat e mbledhura në Kryqin e Kuq.