Lajme nga Bota

Ish-kryeministri rus: Putin nuk është serioz për bisedimet e paqes

Ish-kryeministri rus: Putin nuk është serioz për bisedimet e

Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov, nuk beson se presidenti Vladimir Putin është "serioz" për bisedimet e paqes dhe nuk ka gjasa të ofrojë ndonjë zgjidhje për konfliktin "që do të jetë komode për popullin ukrainas".

Përtej premtimit të neutralitetit - që do të thotë se Ukraina nuk do të aplikojë për të qenë pjesë e NATO-s ose BE-së - Kasyanov beson se Putini do të insistojë edhe në "njohjen zyrtare" që Krimea është pjesë e Rusisë.

"Kjo është absolutisht thelbësore për të, Putin është i çmendur për Krimenë," tha ai për BBC World News.

Kasyanov - i cili ishte kryeministër i Rusisë midis viteve 2000-2004 - tha se dyshonte se marrëveshet mund të ngecin dhe sugjeroi se thjesht po shërbejnë për t’i dhënë rusëve "kohë për t'u rigrupuar".

Ai tha se Putini dhe aleatët e tij më të afërt politikë janë "nervozë" për sanksionet "shkatërruese" ekonomike të vendosura nga Perëndimi pasi lideri rus "nuk priste që sanksionet të ishin kaq të ashpra".

Por ai tha se çdo vendim për të ndaluar operacionet ushtarake në Ukrainë "do të ishte fillimi i fundit Putinit".

"Unë mendoj se ai do të vazhdojë të shtypë dhe të rrisë pushtimin," tha Kasyanov, duke shtuar se “jam shumë i shqetësuar... se diçka e tmerrshme mund të ndodhë në fushën e betejës".