Ish-Myftiu i Tiranës: Macron po e tepron, karikaturat tejkalojnë çdo liri

Edhe në Shpipëri ka nisur debati për shkak të konfliktit mes presidentit Macron dhe atij turk Erdogan. Për ish Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra deklaratat e Macron për Islamin dhe karikaturat nga revista Charlie Hebdo janë të tepërta dhe tejkalojnë çdo liri.

Duke kujtuar se Franca është vend europian me numrin më të lartë të myslimanëve, ish myftiu thotë:
Ne si shqiptarë e kemi demonstruar shëmbëlltyrën dhe që jemi kundër çdo vrasje e barbarie. E përjetoj edhe sot kur shkuam të gjithë përfaqësuesit e feve në Francë. Por më lejoni të them se lejimi i presidentit Macron të shfaqet se karikatura e profetit Muhamed dhe karikatura të tilla nuk do ndalen, të thëna në ndërtesa qeveritare, kanë qenë dhe mbetet e tepërt, ajo nuk mund të justifkohet me liri shprehje.
Edhe mund të mos e ketë thënë në ndërtesë qeveritare. Gjithsesi pjesa e karikaturave e tejkalon çdo liri: Franca vjen nga një përvojë shumë e hidhur e epokës mesjetare në raport me fenë, kjo në dallim nga ishulli përjtej Lamanshit britanikët dhe kombet e tjera e kanë bërë që të jenë tepër në avancë në raport me gjykimin e fesë.
-Konflikti është përtej karikaturave, Macron ka thënë se islami është në krizë. A po përdoret islami për nevoja elektorale lokale.
Nëse do jem i drejtë, shoh më të afërt lëvizjen e Macron për të marrë pikë sesa Erdoganin. Zgjedhjet turke janë në 2023-shin. Por citimi i presidenit Macron se islami ështën në krizë është e tepërt. Sepse nuk është tagri i Macron që të dalë në profizilim të tillë mbi Islamin.
Baton Haxhiu: Unë e them që Islami është në super krizë
Gurra: Ka shumë pika që mund të jemi akord në disa jo. Doktrina nuk është kjo. Imagjinoni Erdogan të thoshte që krishtërimi është në krizë. Kriza brenda besimeve përfshirë islamin sigurisht që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë. Nuk e shohim religjonin si kult dhe as profetët. Profetët nuk janë utopi nuk janë iluzione janë njerëz me kohë me epoka me ndjekës, me histori të vërtetë, qoftë Moisiu, Muhamedi.
Radikalizmi i një pjese të shoqërisë myslimane është rreziku më i madh për vetë islamin dhe për shoqëritë.
-Si qëndron historia e tensioneve Erdogan-Macron?
Shkak i tensioneve është bërë një deklaratë e Macron i cili ka thënë se islami është në krizë dhe se islamizmi po përpiqet të vjedhë të ardhmen e francezëve.
Macron po i referohej ngjarjes kur një mësuesi francez iu pre koka pasi ai iu tregoi nxënësve një karikaturë të profesitt Muhamed. Replikat në distancë mes dy presidentëve vijuan, dhe besimtarë myslimanë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme kanë dalë në protestë kundër Macron.
Akti i fundit ishte një karikaturë e revistës satirike Charlie Hebdo që ka nxjerrë një karikaturë të Erdogan duke i ngritur fustanin një gruajë të mbuluar myslimane.
*Ish Myftiu i Tiranës foli nga Opinion.