Lajme nga Bota

Karikatura duke ngritur fustanin e një gruaje të mbuluar! Erdogan nuk e lë me kaq

Karikatura duke ngritur fustanin e një gruaje të mbuluar! Erdogan nuk

Turqia është zotuar se do të ndërmarrë veprime ligjore diplomatike pas publikimit të një karikature dalë nga revista Charlie Hebdo, ku shihet presidenti Erdogan duke i ngritur fustanin një gruaje myslimane të mbuluar.

Karikatura duke ngritur fustanin e një gruaje të mbuluar! Erdogan nuk

Media shtetërore turke thotë se prokurorët kanë filluar një hetim zyrtar mbi revistën satirike. Tensionet midis Francës dhe Turqisë janë rritur pasi Presidenti Emmanuel Macron premtoi një qëndrim më të ashpër kundër Islamit radikal.

Erdogan gjithashtu u ka bërë thirrje turqve dhe vendeve myslimane të bojkotojnë mallrat franceze dhe tha se Macron kishte nevojë për kontrolle mendor.

Karikatura duke ngritur fustanin e një gruaje të mbuluar! Erdogan nuk

Tensionet janë vënë në vëmendjen e botës, duke nxitur dhe protesta kundër Macron në disa vende me shumicë myslimane duke përfshirë Bangladeshin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Libinë.

Polemikat pasojnë gjithashtu zotimin e Macron për të mbrojtur sekularizmin pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Presidenti tha që mësuesi, Samuel Paty, "u vra sepse islamistët duan të vjedhin ardhmen tonë", por Franca "nuk do të heqë dorë nga karikaturat".

Portretizimet e Profetit Muhamed konsiderohen tabu në Islam dhe janë fyese për myslimanët.

Revista franceze nuk sulmohet për herë të parë.

Në vitin 2015, 12 njerëz u vranë në një sulm ndaj zyrave të revistës në Paris. Ai u shënjestrua nga ekstremistët islamikë për botimin e karikaturave të Profetit Muhamed. Në të njëjtin vit, Rusia kritikoi rëndë revistën për dy karikatura që përshkruanin rrëzimin e avionit, në të cilin 224 njerëz kryesisht rusë vdiqën.

Edhe në vitin 2016, një karikaturë që përshkruante viktimat e tërmetit italian me pjatë makaronash shkaktoi zemërim./BBC/