Kina i kujton SHBA-së që i ka sulmuar Ambasadën në ish-Jugosllavi

Kina u deklarua në anën e Rusisë, pas nisjes së pushtimit rus ndaj Ukrainës. Një qëndrim që u kritikua nga SHBA-të. Përgjigja e Kinës ndaj Amerikës ka ardhur sot përmes deklaratës së zëdhënës së ministrisë së Jashtme Hua Chunying.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë të kualifikuara për t'i thënë Kinës se çfarë të bëjë për çështjen e respektimit të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial”, tha Chunying në përgjigje të komenteve të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Ukrainën.
Në deklaratë i kujtoi sulmin amerikan të 20 viteve më parë ndaj ambasadës kineze në ish-Jugosllavi.”
View this post on Instagram
Ç`ndodhi në majin e 1999-ës?
Më 8 maj të vitit 1999 në orën 5 e 45 minuta në mëngjes sipas orës së Pekinit, 5 raketa të NATO-s me SHBA në krye u lëshuan mbi ambasadën e Kinës në Republikën e Federatës së Jugosllavisë. Si pasojë humbën jetën 3 gazetarë kinezë, u plagosën mbi 20 punonjës të Ambasadës dhe u shkatërrua ndërtesa.
SHBA dhe NATO po përballeshin në atë kohë me kritika të ashpra lidhur me rritjen e numrit të viktimave në radhët e civilëve, në një fushatë bombardimi të kryer pa autorizim të OKB-së, të kundërshtuar ashpër nga Kina dhe Rusia. Me goditjen e ambasadës kineve, NATO kishte sulmuar një simbol të sovranitetit kinez në zemër të Ballkanit.