Lajme nga Bota

Kina tregon keqardhje për vdekjet në Ukrainë, por ende refuzon të pranojë pushtimin e Rusisë

Kina tregon keqardhje për vdekjet në Ukrainë, por ende refuzon

Kina deklaron se "i vjen keq" për viktimat në Ukrainë dhe e quajti situatën aktuale të padëshirueshme ndërsa vazhdon të refuzojë të quajë veprimin ushtarak të Rusisë si "pushtim".

"Siguria e jetës dhe e pronës duhet të garantohet në mënyrë efektive, dhe në veçanti, krizat humanitare në shkallë të gjerë duhet të parandalohen," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin në një konferencë të martën.

"Situata aktuale është e padëshirueshme për ne," tha Wang, duke shtuar se është e nevojshme që të gjitha palët të veprojnë për të parandaluar një përkeqësim të situatës në Ukrainë.

Megjithatë, Kina vazhdoi t'i shmangej pyetjeve në lidhje me përcaktimin e aktivitetit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si një "pushtim", në vend të kësaj shteti aziatik përsërit se konflikti ka një histori dhe realitet të ndërlikuar dhe se mbështet të gjitha përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.

Tiranapost.al