"Konflikti nuk është në interesin e askujt" thotë presidenti i Kinës gjatë bisedës telefonike me Biden
Friday 18 March 2022, 15:41
TiranaPost

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping po zhvillojnë një video-telefonatë për të biseduar në lidhje me luftën e Ukrainës.
“Marrëdhëniet shtet-shtet nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar,” raporton media shtetërore CCTV të ketë thënë Xi.
Kjo është lidhja e parë në muaj midis dy presidentëve dhe zhvillohet disa ditë inteligjenca amerikane tha se Rusia i ka kërkuar ndihmën ushtarake dhe financiare Kinës.