Lajme nga Bota

Koreja e Jugut i bashkohet sanksioneve të SWIFT kundër Rusisë, dërgon ndihma humanitare në Ukrainë

Koreja e Jugut i bashkohet sanksioneve të SWIFT kundër Rusisë,

Koreja e Jugut do të ndalojë eksportet e materialeve strategjike në Rusi dhe do t'i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi global i pagesave SWIFT, tha të hënën Ministria e Jashtme e vendit.

Ministria nuk bëri të ditur se cilat materiale strategjike kyçe do t'i nënshtroheshin ndalimit të eksportit, por tha se kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara për vendimin e tyre nëpërmjet një kanali diplomatik.

Vendimi nëse do të ndalohen gjithashtu eksportet e materialeve jostrategjike, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe pajisjet elektronike, do të merret "sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi ministria.

Koreja e Jugut do të rrisë mbështetjen e saj humanitare për Ukrainën duke bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar dhe duke dërguar pajisje ushtarake jo-vdekjeprurëse, tha ministria.

Tiranapost.al