Lajme nga Bota

Kremlini: Putin është i gatshëm të flasë me Biden, pavarësisht sanksioneve

Kremlini: Putin është i gatshëm të flasë me Biden,
Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka folur me homologun e tij amerikan Joe Biden që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por kontaktet mes dy liderëve mund të rifillojnë nëse është e nevojshme, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për mediat.

"Nëse është e nevojshme, kontaktet (midis Bidenit dhe Putinit) mund të rifillojnë. Vendosja e sanksioneve ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë nuk do të thotë ndërprerje të kontakteve", tha Peskov.

Të martën, Rusia sanksionoi zyrtarët e lartë amerikanë, duke përfshirë Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, në përgjigje të sanksioneve nga SHBA.

Tiranapost.al