Lajme nga Bota

Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Çekisë shkojnë në Kiev

Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Çekisë

Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke – të gjithë anëtarë të NATO-s dhe BE-së – do të udhëtojnë sot në Kiev për t’u takuar me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës.

Delegacionit do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministri i Polonisë.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe homologu i tij çek Petr Fiala thanë të dy në deklaratat të hënën në mëngjes se vizita ishte organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

OKB-ja ishte informuar gjithashtu për vizitën, thanë ata.

“Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, thuhet në deklaratë. “Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”.

Tiranapost.al