Lajme nga Bota

Kryeministri kanadez vetizolohet pasi gruaja e tij dyshohet se është e infektuar

Kryeministri kanadez vetizolohet pasi gruaja e tij dyshohet se është e

Gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau është testuar nëse është e prekur nga koronavirusi, pasi shfaqi shenja gripale të ngjashme me atë të sëmundjes. 44-vjecarja Sophie Grégoire Trudeau u kthye nga Britania me shenja rrufi, përfshirë temperaturë.

Kryeministri kanadez vetizolohet pasi gruaja e tij dyshohet se është e

Ajo është vetizoluar dhe është në pritje të rezultatit të testit. Nga ana tjetër edhe kryeministri Trudeau pavarësisht se nuk ka asnjë shenjë të virusit, është vetizoluar dhe do të punojë nga shtëpia. Ai do ta kalojë ditën duke bërë telefonata dhe duke bërë mbledhje virtuale.

116 persona kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi në Kanada. Justin dhe Sophie Trudeau janë martuar në 2005-n dhe kanë bashkë 3 fëmijë./ Burimi DW