Ky është shteti europian që kërkon ‘pasaportë imuniteti’ ndaj Covid për të shkuar, por çfarë do të thotë kjo?

Me milje tela me gjemba në kufi dhe rrethime elektrike, Hungaria është shteti që e ka vërtetuar armiqësinë ndaj emigrantëve, duke u konsideruar edhe si vendi jo dhe aq miqësor për turistët e huaj. Ndërsa në situatë pandemie si tani, Hungaria ka mbyllur dyert pothuaj për të gjithë, edhe për fqinjët europianë: Por përveç atyre që kanë kaluar koronavirusin!

Policia e shteti hungarez ku turistët mund të hyjnë nëse vërtetojnë se e kaluar koronavirusin, të paktën në gjashtë muajt e fundit, hyri në fuqi që nga fillimi i shtatorit. E vetmja gjë që u kërkohet në situatën e virusit është testi që tregon pozitiv dhe testi tjetër i negativizimit, ose testi që dëshmon se e ke kaluar virusin në 6 muajt e fundit.
Islanda është vendi i dytë që po mendon të vërë në zbatim një politikë të ngjashme duke filluar nga java e ardhshme, dhe kjo bën që turistët që shkelin në Islandë të mos mbajnë as maskën.

Ekspertët i quajnë këto lloj politikash një lloj "pasaporte imuniteti".
Por, a u jep imunitet mposhtja e virusit? Provat e deritanishme sugjerojnë se për shumicën e njerëzve, po.
"Sigurisht që është teorikisht e mundur që disa njerëz edhe pse kanë antitrupa të mund të mos mbrohen", thotë Doktoreshë Ania Ëajnberg për CNN jashtë laboratorit të saj në Shkollën e Mjekësisë Icahn të Spitalit Mount Sinai në Nju Jork e cila shton:
"Por unë mendoj se shumica e njerëzve që rezultojnë pozitivë dhe me antitrupa do të mbrohen për ca kohë."
Kështu që rreziku që një turist të shkojë në Hungari dhe të riinfektohet është i pakët.
Doktoresha thotë se kjo mund të jetë një metodë për të rihapur aspektin social dhe të lejohen udhëtimet për qëllime turistike dhe biznesi.
*Artikulli i marrë nga CNN, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.