Lajme nga Bota

Haga do të mbajë seancë dëgjimore për sulmet ruse më 7 dhe 8 mars

Haga do të mbajë seancë dëgjimore për sulmet ruse

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, konfirmoi sot se do të mbajë seanca dëgjimore më 7 dhe 8 mars për luftën në Ukrainë.

Pak ditë më parë Ukraina ngriti padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë. Lajmi u bë i ditur nga presidenti Volodymyr Zelensky i cili tha se vendi i tij paraqiti ankesë për gjenocid kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kërkonte nga paneli i gjyqtarëve një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës.