“Lindi shpresa në kohë të mjerueshme”. 23-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e parë në metro, mes bombardimesh
Teksa forcat pushtuese ruse bombarduan Kievin, një grua 23 vjeç kishte dyfish arsye të ishte më e frikësuar se të tjerët. Ishte çështje orësh që fëmija i saj të vinte në jetë.
U largua nga shtëpia dhe u drejtua për në një nga strehëzat e ngritura në metro.
Pak minuta pasi mbërriti atje, në orën 20:30, Mia e vogël erdhi në jetë në rrethanat më të pazakonta e të vështira.
“Lindi shpresa në kohë të mjerueshme”, kështu e cilësuar Ukrainasit ardhjen e Mias në jetë.
Kievi ka duruar një nga netët e tij më të hidhura të luftimeve dhe forcat e tij të armatosura thanë se kishin rrëzuar një aeroplan transporti ushtarak rus që mbante 150 parashutistë. Avioni u rrëzua afër Vasylkiv.
Ushtria dhe njerëzit e zakonshëm që kanë dalë në front po bëjnë gjithçka për të mos dorëzuar kryeqytetin.