Lajme nga Bota

Lituania i bashkohet thirrjeve për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë

Lituania i bashkohet thirrjeve për të vendosur një zonë
Parlamenti i Lituanisë ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, duke iu bashkuar Estonisë dhe Sllovenisë në apel.

Rezoluta thoshte se një zonë ndalim-fluturimi do të lejonte paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara të garantonin sigurinë e korridoreve humanitare, sigurinë e termocentraleve bërthamore të Ukrainës dhe objekteve të depozitimit të mbetjeve bërthamore.

Megjithëse Lituania, Estonia dhe Sllovenia janë të gjitha anëtarë të NATO-s, aleanca ushtarake ka përjashtuar kategorikisht çdo rol në krijimin dhe kontrollimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse.

Të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se situata mund të bëhet edhe më keq nëse NATO ndërmerr veprime dhe do të kthehet në një luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë".

Tiranapost.al