Londinezët zaptojnë shtëpinë e miliarderit rus në qytetin e tyre, si mënyrë për të protestuar kundër luftës
Tuesday 15 March 2022, 07:39
TiranaPost

Një group protestuesish me banderola kanë zaptuar ditën e hënë një nga rezidencat londineze të një miliarderi rus. Disa prej tyre janë vënë re në ballkonin e vilës gjatë ditës së diel.
Shtëpia i përket oligarkut rus Oleg Deripaska. Në të, përgjatë protestës gjendeshin edhe rojet.

Kjo ka qenë mënyra e tyre për të dalë kundër luftës dhe në krah të Ukrainës, që po jeton mes armësh e raketash prej 24 shkurtit.