Lajme nga Bota

Macron shpall Francën: Nën sulm! Shpërndan ushtarë nëpër Kisha

Macron shpall Francën: Nën sulm! Shpërndan ushtarë

Presidenti francez Emmauel Macron ka shpallur vendin nën sulm duke kërkuar që ushtarët të pozicionohen nëpër Kisha për të mbrojtur qytetarët. Vendi po kalon një sërë ngjarjesh tronditëse që dyshohet të kenë lidhje me terrorizëm. Ngjarja e fundit u shënua sot në Nice kur një person vrau me thikë tre francezë dhe plagosi disa të tjerë.

Macron shpall Francën: Nën sulm! Shpërndan ushtarë

Macron shkoi sot në vendin e ngjarjes dhe tha: Nëse na sulmojnë, kjo po ndodh për shkak të vlerave tona, vlerave tona të lirisë dhe vullnetit për të mos iu nënshtruar terrorit. Do të rritet numri i ushtarëve në territory, do mbrojmë vendet e lutjeve, kishat.

Macron shpall Francën: Nën sulm! Shpërndan ushtarë

Ngjarja e fundit ndodhi më pak se gjysmë milje larg nga ku ndodhi tragjedia e 2016-ës, ku një terrorist hyri me kamion në Bastille duke vrarë dhjetëra njerëz.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes së sotme, thanë se sulmuesi kishte thërritur Allahu Akbar para se kryente sulmin dhe që më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Presidenti Macron ka pasur ditët e fundit përplasje me presidentin Erdogan, pas deklaratës së Macron se Islami është në krizë dhe po kërkon siç deklaroi ai; Të na vjedhë të ardhmen tonë!

Macron shpall Francën: Nën sulm! Shpërndan ushtarë

Macron shpall Francën: Nën sulm! Shpërndan ushtarë

Presidenti Erdogan tha se Macron ka nevojë për vlerësim të shëndetit Mendor. Macron tërhoqi ambasadorin francez nga Turqia si përgjigje për gjuhën e Erdogan ndërsa revista satirike Charlie Hebdo postoi një karikaturë dy ditë më parë të Erdogan duke i ngritur fustanin një gruaje myslimane të mbuluar. Prokurorët turq kanë nisur hetimet.

Disa vende nga Lindja e Mesme po protestojnë kundër Macron dhe qytetarë myslimanë që bëjnë thirrje që të ndalet tregtimi i mallrave franceze si formë ndëshkimi.