Mbështetja e Kinës për pushtimin rus ndaj Ukrainës konfirmon frikën e Perëndimit

Pas samitit në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, Xi dhe Putin lëshuan një deklaratë të përbashkët më 4 shkurt ku kritikuan ndikimin "negativ" të SHBA në Evropë dhe në Azi. Ata thanë gjithashtu se do të thellonin një partneritet strategjik “pa kufij”, ndërkohë që kundërshtonin “zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s” në atë që e konsideruan qasje të “epokës së Luftës së Ftohtë”.
Pekini në përgjithësi nuk e ka zakon të miratojë politika rishikimi territorial, nëse nuk përfiton nga ato. Për shembull, ajo nuk e ka njohur aneksimin e Krimesë nga Putini në 2014. Por ka treguar shenja ndryshimi në të menduar. Muajin e kaluar, Kina ishte i vetmi vend në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh të OKB-së që bashkë me Rusinë votoi në një përpjekje të dështuar për të ndaluar takimin e kërkuar nga SHBA në lidhje me grumbullimin e trupave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.
Është e qartë se Kinës nuk i intereson vërtet se çfarë ndodh me 44 milionë ukrainasit për sa kohë që mbron interesat e saj. Një sulm i shpejtë dhe instalimi i regjimit pro-Kremlin në Kiev nuk do t’i shërbente për keq Pekinit.
Pra, çfarë përfiton Xi nga kaosi?
Një SHBA e hutuar nga lufta mund të jetë pozitive për Kinën nëse marrim parasysh tendencën dhe trajektoren e marrëdhënieve kinezo-amerikane të kohëve të fundit.
"Nëse ka një luftë të madhe në Evropë ... do të vjedhë shumë ‘oksigjen’ nga Amerika," thotë Alexander Gabuev, kryetar i Programit Rusia në Azi-Paqësor në Qendrën Carnegie në Moskë. "Dhe kjo do të thotë se do të ketë devijime e nuk do të sfidojë Kinën."
Por duke mbështetur në heshtje Putinin, Xi ka konfirmuar frikën më të madhe të perëndimorëve rreth krijimit të një harku autoritar që shtrihet nga Shën Petersburg në Shangai, duke iu referuar aleancës kinezo-sovjetike të viteve 1950. Lidhjet e forta Pekin-Moskë ua kanë forcuar këtë bindje. Siç u tha gazetarëve më 15 shkurt Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, “Në thelb ajo që shohim ne është se dy fuqi autoritare, Rusia dhe Kina, po veprojnë së bashku”.
Prej situatave të krijuara, Xi mund të mendojë të rimarrë Tajvanin, ishullin vetëqeverisës që u shkëput nga kontinenti pas luftës civile të Kinës 1945-49, dhe bashkimin e të cilit ai e ka quajtur vazhdimisht "rishkrim i madh i historisë".
Ajo çfarë nuk dinte Xi-n është se çfarë sanksionesh ekonomike mund të marrë nga SHBA dhe BE për çdo sulm ndaj Tajvanit, dhe në këtë drejtim situata Rusi-Ukrainë mund t’i shërbejë si shembull.
Me 1.7 trilion dollarë, ekonomia e Rusisë është më pak se një e dhjeta e asaj të Kinës. Nëse vendet perëndimore nuk mund të përballojnë vështirësitë e masave të rëndësishme ndëshkuese ekonomike ndaj Kremlinit, atëherë si do të mund të mënjanonin e sanksiononin vendin kryesor eksportues dhe tregtar në botë, Kinën? Kinezët besojnë se nëse do të tentojnë të marrin Tajvanin do të marrin një përgjigje të ngjashme si Rusia merr për Ukrainën.